Momenti kur krehëri nga koka e një vajze mbushet “prush” me morra

  • E.K /
  • 23 February 2021 - 12:09
Momenti kur krehëri nga koka e një vajze mbushet “prush” me morra

Një grua australiane që merret me largimin e morrave nga kokat e njerëzve ka publikuar pamje neveritëse të përhapjes së shumë morrave në flokët e një vajze të re.

Gruaja e quajtur Sherri Richardson ka një biznes në Perth që u del në ndihmë njerëzve që vuajnë nga morrat dhe shpesh publikon këshilla në internet se si njerëzit të kenë flokë pa insektet e vogla e të pakëndshme.

Javën e kaluar, ajo publikoi një video në TikTok për të treguar se sa shpejt mund të përhapen morrat pasi gjeti një grumbull të tyre në flokët e një kliente, shkruan Daily Mail.

“Çfarë ndodh, kur refuzoni të uleni që dikush t’jua krehë flokët? U përhapen (morrat) për vetëm pak javë”, shkroi ajo.

“Kjo përhapje nuk është më e vjetër se tetë javë. Shikoni sa madhësi të ndryshme ka”, shtoi ajo.

Videoja u bë shpejt e popullarizuar, duke u shikuar më shumë se pesë milionë herë e duke marrë mbi 75.000 reagime.

Në një video tjetër disa ditë më pas, shihet se morrat janë zhdukur pothuajse tërësisht pas trajtimit njëjavor.

Morrat e kokës përhapen shpejt nga kontakti i drejtpërdrejtë kokë me kokë me një person të prekur. Ata mund të përhapen edhe përmes objekteve që kanë kontakt me kokën, si krehërit apo peshqirët.

(Kosova Sot Online)