Pamje të rënda: Infermierja goditet dhe shkelet nga një ekskavator derisa po kalonte rrugën

  • E.K /
  • 08 March 2021 - 09:56
 Pamje të rënda: Infermierja goditet dhe shkelet nga një ekskavator derisa po kalonte rrugën

Një infermiere 61-vjeçare u shtyp për vdekje nga një ekskavator, derisa ajo po kalonte rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në New York.

Një video e publikuar nga “Daily Mail” e marrë nga kamerat e sigurisë tregon pamjen e frikshme ku Estelle Davis u godit nga ekskavatori derisa po shkonte në punë.

Davis duket se ka kokën ulur dhe po shikon ose një celular ose ndonjë objekt tjetër në dorë ndërsa ecën drejt trotuarit.

Edhe pasi u godit ajo u shtyp edhe një herë pasi që shoferi nuk e kishte vënë re.

(Kosova Sot Online)