E pabesueshme/ Qeni gjen rrugën për tek veterineri

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 15:16
E pabesueshme/ Qeni gjen rrugën për tek veterineri

Video ku një qen duke çaluar ka gjetur vetë rrugën për tek veterineri, është bërë virale.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Brazil, ku qeni endacak hyri në një klinikë veterinare në qytetin Juazeiro do Norte.

Veterineri e ekzaminoi menjëherë, dhe qeni u diagnostikua me tumor në zonën gjenitale.

Klinika mundësoi trajtimin me kimioterapinë, dhe veterineri Dayse Silva tha se qeni është duke u shëruar,dhe tashmë qëndron në familjen e tij

(Kosova Sot Online)