Harroi ditaren hapur/ Kur kthehet gjen 15 mijë bletë në makinë

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 12:56
Harroi ditaren hapur/ Kur kthehet gjen 15 mijë bletë në makinë

Një burrë kishte dalë për të bërë pazare në New Mexico, por kur u kthye në makinë, pa se ajo ishte mbushur me 15 mijë bletë, të cilat ishin future nga dritarja e hapur që e kishte harruar për 10 minuta, derisa ishte në market.

Burri që nuk është identifikuar nga New York Times, ka shpjeguar se si ishte habitur kur pa “mysafirët e paftuar”, që e kishin pushtuar pjsën e pasme të mjetit.

“Pash i habitur, nuk dija çfarë të bëja, i telefonova policisë”, ka thënë Jess Johnson që me profesion është zjarrfikës dhe që ishte personi i parë që i doli në ndihmë.

Megjithatë me të mbërritur në vendin e ngjarjes, Jess njoftoi policinë se mund të ndihmojë në largimin e bletëve nëse i sjellin pajisjet adekuate.

Për fat të mirë i tërë ky incident ka kaluar pa ndonjë lëndim në njerëz, ndërsa bletët janë larguar nga ekspertët që përmes një lloj tymi i larguan.

(Kosova Sot Online)