Pamje mbreslënëse/ Drerët duke ecur në formë ‘hallke’, ja arsyeja

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 13:41
Pamje mbreslënëse/ Drerët duke ecur në formë ‘hallke’, ja arsyeja

Në veri të Rusisë, është filmuar një ngjarje e pazakontë dhe në një mënyrë edhe hipnotizuese, tufa e drerëve duke ecur “në formë hallke”.

Kjo pajme e rrallë është filmuar në fshatin Lovozerovo, nga gazetari Lav Fedoseyev që përdori dronin.

Këto kafshë në mënyrë të përkryer ecnin në formë rrethore, por edhe pse në mënyrë vizuele duket diçka e bukur, ekziston një arsye e sjelljes së tillë të drerëve.

Zoologët shpjegojnë se drerët lëviznin në formë rrethore në rast të ndonjë rreziku. Tufa fillon të lëvizë në këtë mënyrë të habitur “grabitqarin”, me qëllim që të mos mund të zgjedh “prenë” e tij.

Në mes të hallkës gjenden të vegjlit që mbrohen nga të rriturit. Ekspertët thonë se masa e tillë e mbrojtes nuk nënkupton që e aplikojnë vetëm drerët, por edhe bizonët.

(Kosova Sot Online)