Derisa Shpend Ahmeti është në këtë qeverisje të tej inkriminuar, ai do ta vazhdon zhvatjen

Derisa Shpend Ahmeti është në këtë qeverisje të tej inkriminuar, ai do ta vazhdon zhvatjen
Derisa Shpend Ahmeti është në këtë qeverisje të tej inkriminuar, ai do ta vazhdon zhvatjen

Ragip Guraziu

  • 03 April 2021 - 09:01

Shkruan: ANALIST Ragip Guraziu

Qeverisja e tej korruptuar e Shpend Ahmetit , edhe në këtë pjesë të mandatit të mbetur deri në fund, po vazhdojnë të realizohen me disa projekte në vijim në komunën e Prishtinës, pa asnjë fije kontrolli dhe të mbikëqyrjes për kualitetin dhe respektimin e kritereve të përcaktuara në dokumentacionin përkatës të projektit. Këto raste po tregojnë se derisa Shpend Ahmeti është në këtë qeverisje të tej inkriminuar ai do ta vazhdon keq qeverisjen dhe zhvatjen deri në ditët e fundit në detyrë, në vend se të jetë në burg!

Qytetarët kanë filluar të flasin e të alarmojnë, për kompani të kontraktuara nga Qeverisja e korruptuar e Shpend Ahmetit, për punimet pa asnjë kontroll të vetme dhe pa mbikëqyrje profesionalë të realizimit të projekteve të cilat po e pësojnë pastaj, po shkatërrohen pas kalimit të disa muajve e vitit sepse as nuk ka mbikëqyrje gjatë punimit dhe finalizimit të projektit, as nuk ka pranim teknik gjatë pranim dorëzimit. Tani pyetja do të jetë kjo: Si dhe pse po vazhdojnë me këtë tempo si më parë, Shpendi me kompaninë e tij të ngushtë të klanit në krye të komunës që të realizojnë e të ndërtojnë projekte në komunën e Prishtinës, nga kompani të kontraktuara nga Qeverisja e korruptuar e Shpend Ahmetit, pa asnjë kontroll të vetme dhe pa mbikëqyrje profesionale, duke ju marr mito e duke mos u interesuar fare për respektimin e kritereve dhe kushteve të përcaktuara me dokumentacionin përcjellës të përgatitur kinse nga ekspertët e urbanizmit.

Këto raste dëshmohen me fakte edhe nga qytetarët, të cilët po i postojnë në rrjetet sociale, duke alarmuar e duke akuzuar përgjegjësit e komunës për lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe mos interesimin për mbarëvajtjen e punimeve. Këto denoncime që janë bërë të përditshme e publike, dëshmojnë se sa të korruptuara janë dikasteret e urbanizmit dhe ai i Inspekcionit, në komunën e Prishtinës që nuk i mbikëqyrin këto punime dhe realizimin e tyre sipas projektit. Në një kompleks ndërtimi që po zhvillohet në Lagjen Dardania, të denoncuar nga Qytetarët, është zbuluar se si themelet që po vendosen aty me Projekt parashihet trashësia e pllakës së betonit prej 325 centimetrash, kurse kryesi i punimeve e ka ngushtuar- zvogëluar atë në 280 centimetra, duke vjedhur kështu projektin për 50 deri 50 c, trashësi të masës së betonit. Kështu po veprohet edhe me ngushtimin e hapësirave për stazat e lëvizjes duke e vjedhur projektin dhe mos respektuar gjerësinë hapësinore të paraparë me dokumentacion. Tani në një rast të tillë do të duhej urgjentisht të alarmohet prokuroria dhe të ndërhyn për ti kapur rastet në flagrancë, më mirë vonë se kurrë në këto raste, dhe të intervenon edhe sipas detyrës zyrtare në hetimin e vjedhjeve të tilla të koordinuara, që nuk mundë të jenë pa marrëveshje interne mes Drejtorisë së Urbanizmit, Inspekcionit dhe vetë kryetarit Shpend Ahmeti i cili vazhdimisht është denoncuar për lidhje me krimin e organizuar, tregti me leje ndërtimore, kurse tani me fakte qytetarët denoncojnë abuzimin me projektet konkrete që po realizohen kinse për përmirësimin e infrastrukturës lokale nëpër lagje të ndryshme, e në fakt, pas realizimit të këtyre projekteve do të ndodhë e kundërta, degradohet Akoma më shumë hapësira dhe infrastruktura lokale.

 

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/videos/126317172798718

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".