Një i burgosur sulmon policen, rrethohet nga 10 të tjerë për 20 sekonda

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 11:10
Një i burgosur sulmon policen, rrethohet nga 10 të tjerë për 20 sekonda

Një police në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara u sulmua të mërkurën nga një i burgosur, i cili kishte kërkuar që ta shfrytëzonte dhomën e pushimit. Të premten, autoritetet i publikuan pamjet e sulmit.

Arnulfo Meza, 29 vjeç, e kishte të lirë dorën e majtë nga zinxhiri i belit, kur e goditi disa herë me grusht policen 54-vjeçare, e cila punonte si asistente në qendrën e ndalimit, shkruan Fox News.

Nëse nuk hapet videoja, klikoni KËTU.

Ai më pas tërhiqet me qetësi dhe i afrohet shtratit, ndërsa policja menjëherë kërkon përforcime. Dhjetë policë përgjigjen brenda 20 sekondave dhe e rrethojnë menjëherë të burgosurin. Dy të burgosur të tjerë ndodheshin të shtrirë në shtretër, kur ndodhi sulmi.

Policja e sulmuar u dërgua në spital për trajtim dhe ndodhet në gjendje stabile, kurse i burgosuri agresiv është vendosur në një zonë me siguri të lartë. Autoritetet thanë se ndaj tij mund të shtohen akuzat për sulm dhe krim të urrejtjes.

(Kosova Sot Online)