Berberi që ofron prerje flokësh me zjarr dhe hanxhar

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 12:27
Berberi që ofron prerje flokësh me zjarr dhe hanxhar

Një berber pakistanez ka fituar famë brenda dhe jashtë Pakistanit pasi  prezantoi një prerje unike të  flokëve me hanxhar dhe zjarr.

“Ka pasur një përgjigje shumë të mirë nga klientët e mi, të cilët ishin mjaft të frikësuar në fillim kur panë hanxharin dhe zjarrin, që të përdoret për prerjen e flokëve,”  tha Ali Abbas, i cili drejton një dyqan berberësh në lagjen e pasur të Lahore e Gulberg.

Me një përvojë 12 vjeçare, 34 vjeçarit iu deshën tre vite për të mësuar metodën shumë të frikshme dhe primitive të prerjes së flokëve, raporton AFP.

“Edhe miqtë e mi ishin mjaft ngurrues për të qenë pjesë e eksperimentit të ri të prerjes së flokëve, por kjo nuk më frenoi dëshirën për të bërë diçka ndryshe,” tha ai.

Duart e Abbasit lëviznin në një ritëm të caktuar ndërsa ai përdor një dërrasë dhe një hanxhar, për të shkurtuar flokët e klientëve meshkuj dhe femra. Pjesa më e frikshme e të gjithë procesit ishte përdorimi i zjarrit për të bërë shtresa me ndihmën e gërshërëve.

“Nuk kamë frikë që zjarri do të më lëndojë sepse është larg lëkurës sime dhe unë ndihem mjaft i relaksuar dhe i qetë,” tha Ali Saqlain, një klient mashkull.

“Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën e Abasit për të prerë flokët me hanxhar,” tha Saqlain, i cili u tërhoq nga mënyra e re e stilimit të flokëve pasi shikoi videon e publikuar në mediat sociale.

Përveç klientëve meshkuj, në sallon ka edhe mbi 60 klientë femra të cilave u pëlqen modelimi i flokëve nga Abbas.

“Unë e kam bërë prerjen e flokëve në këtë sallon tre herë dhe preferoj që ajo të bëhet me një hanxhar pasi flokët rriten me shpejtë,” tha Arooj Bhatti.

Stili i çuditshëm i Abbasit po kthehet tashmë në një hit në kombin konservator, me klientët që vërshojnë në dyqanin e tij për të marrë shërbimin.

(Kosova Sot Online)