Plas sherri në pishinë, 23 vjeçarja rrëzohet pa ndjenja dhe burgoset

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 11:25
 Plas sherri në pishinë, 23 vjeçarja rrëzohet pa ndjenja dhe burgoset

Një grua e dehur mbeti pa ndjenja pasi u përplas gjatë një sherri në festën që po zhvillohej në pishinë.

Për shkak të përplasjes ajo u lëndua dhe në fytyrë. Në video duket fytyra e saj, e mbuluar me gjak.

Mësohet se personat që janë përfshirë në sherr kanë qenë të dehur, pasi kishin konsumuar shumë alkool, raporton Daily Mail.

Ngjarja ka ndodhur në Ohio, SHBA.

Brittany Cabay dhe i dashuri i saj Zackary Thomas Colzin, 24 vjeç,  pasi u trajtuan në spital u arrestuan nga policia me akuza për sjellje të dhunshme pasi ishin dehur. Akuzës tyre i shtohet rezistenca që ata bën ndaj policisë.

(Kosova Sot Online)