Po ju vjen fundi i turpshëm, 8 vite me krim, Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu në krye të Prishtinës

Po ju vjen fundi i turpshëm, 8 vite me krim, Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu në krye të Prishtinës

Gani Qarri

  • 27 May 2021 - 07:46

Shkruan: Analist- Gani Qarri

Tani më kur zgjedhjet e reja komunale të kësaj vjeshte po afrohen dhe kandidatët pretendues kanë nisë ti përgatitin edhe programet e tyre elektorale, Shpend Ahmetit, po i vije fundi i turpshëm i një qeverisje krejtësisht të dështuar, të korruptuar dhe tërësisht kriminale me Prishtinën, në dy mandatet prej 8 vitesh që po i mbeten pas, zgjedhje në të cilat, ai më nuk e ka guximin as ta paraqes kandidaturën, për një mandat tjetër të ri.

Gara për Prishtinën pritet të jetë një betejë e fuqishme e të “fortëve” të përzgjedhur si kandidat të mundshëm nga partitë e vjetra politike, ku përveç VV-së që është me e fuqishmja, të gjitha partitë tjerë i kanë bërë publik emrat e kandidatëve për pasardhësin e Shpendit të kriminalizuar për 8 vite rresht, i cili dhe do të mbahet mend gjatë, për grabitjen e qindra milionave euro për “bandën ose grupin“ e vet kriminal, në dëm të të gjithë kryeqytetasve dhe qytetareve të ndershëm, që nuk ishin të lidhur me “krimin e organizuar”. Shpendi ishte shefi i qeverisë komunale të Prishtinës që për 8 vite, shiti e lejoi për para të krimit të organizuar lejet e ndërtimit, në më shume se 10 milion metra katrorë, ku u shpërlanë, kushedi sa para të pista të mafio-oligarkëve dhe krimit të organizuar, ndërsa sipas një raporti i cili po qarkullon kohëve të fundit, janë mbi 5 miliard euro për 8 vite të mandatit të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, që përflitet si “Truri i tërë kësaj skeme kriminale “ në Prishtinë qysh nga dhjetori i vitit 2013 e deri me sot!!!? Përveç degradimit ekstrem të Prishtinës dhe tregtisë, qytetarët dhe bizneset në kryeqytet, nuk mundë ta mbajnë në mend për asgjë tjetër, përveç shembujve kriminal me leje të ndërtimit dhe keq qeverisjes në dy mandate të shpend Ahmetit.

Ai vazhdimisht është kritikuar edhe për dështim në menaxhimin dhe shpenzimin e buxhetit të Prishtinës, ku vetëm për këtë vit raportohet se janë bartur mese 46 milionë euro nga viti i kaluar, pasi që qeverisja e Shpend Ahmetit ka manipuluar me problemet e qytetarëve dhe nuk ka investuar, atje ku ka pasur nevojë për zgjidhjen imediate të problemeve të përditshme të qytetarëve në infrastrukturën lokale, rrugë kanalizim, çerdhe, shkolla, hapësira për pushim e rekreacion dhe të tjera të ngjashme. Dhe sipas monitorimit të organizatave që përcjellin mbarëvajtjen në komunën e Prishtinës, për këtë mandat të dytë Shpend Ahmeti nuk ka arritur të realizoi as 20 % të premtimeve të bëra, duke mos përmbushur as një për qind të nevojave të qytetarëve, ndaj dhe po kalojnë tetë vite të humbura për Prishtinën.

Kështu që nuk është më vetëm koha që Shpend Ahmeti të largohet, por edhe e domosdoshme qe e kaluara e tij kriminale të hetohet seriozisht dhe ai të nxirret para drejtësisë e të ndëshkohet nga ligji, për kallëzimet penale që kanë ushtruar këto vite qytetarë dhe bizneset e palidhur me krimin, të dëmtuara nga qeverisja e tij kriminale, e cila rezultoi si fatale për zhvillim dhe qoi në stangim të plotë të kryeqytetit. Për aq më tepër, fatkeqësisht përflitet se Shpendi e Dardani” kane arritur te investojnë shumicën e parave të pista të Krimit të organizuar duke shpëlarë rreth 5 miliardë para te pista nga krimi i organizuar pjese e te cilit, thuhet se janë edhe ata vet, për 8 vite rresht, para që dyshohet, ti kenë dërguar jashtë shtetit dhe shpërndarë në mënyrë aq të rafinuar, gjithandej nëpër botë, si “para te ligjshme”, sa që sot të mos mund ti akuzojë as drejtësia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".