Pamje që nuk i keni parë: Kështu pllenohen oktapodët

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 12:07
 Pamje që nuk i keni parë: Kështu pllenohen oktapodët

Në internet janë publikuar pamje të rralla të gjallesave me një ndër format më të çuditshme të trupit – oktapodëve.

Videoja e dy oktapodëve duke u pllenuar u incizua nga një zhytëse në Victoria të Australisë. Në pamje, oktapodët shihen duke u prekur para se oktapodi femër të largohej me shpejtësi.

Sidoqoftë, oktapodi mashkull i afrohet përsëri partneres dhe e rrethon e shtrëngon me pjesët e zgjatura të trupit, shkruan Daily Mail.

Zhytësja Jules Casey, e cila e bëri videon, tha se kontakti seksual mes oktapodëve zgjati disa orë. “Kur i gjeta, ata tashmë ishin bashkë. Shikova për një orë, pastaj shkova në shtëpi, i ndërrova rrobat dhe hëngra drekë. Ata ende po vazhdonin, kur u ktheva në ujë”, tha ajo.

Casey tha se në video shihen momentet e fundit të kontaktit. Sipas biologëve, procesi i pllenimit mes oktapodëve mund të zgjasë disa orë, varësisht nga lloji i tyre.

(Kosova Sot Online)