
Lexoni edhe:
Ky është super skandal: Prokuroria nuk po vepron, dosjet e privatizimit me krim janë të hapura
Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi
Partitë opozitare e morën mesazhin e qytetareve me 14 shkurt. Këto parti ende nuk kanë arritur te këndellen. Me përjashtim të LDK-së që ka filluar një reformë të vogël të brendshme, partitë e tjera as që janë marrë me atë punë. Nxitimi për t'i prezantuar sa me shpejt kandidatet për kryetar te komunave, ka të bej pikërisht me debaklin e pësuar në zgjedhjet e përgjithshme.
Zgjedhjet lokale kanë dallim me zgjedhjet e përgjithshme. Nëse kryetari aktual i ndonjë komune ka treguar performancë të mirë, atëherë ai ka gjasat e mira që të fitojë edhe një mandat. Në njëfarë mënyre zgjedhjet lokale janë edhe matës i partive politike. Partia në pushtet mundë të ndëshkohet ose shpërblehet.
Nëse qytetaret e ndëshkojnë, atëherë është alarm që nuk janë të kënaqur. Nëse e votojnë në një pjesë të mirë të komunave, atëherë kjo tregon që qytetarët janë të kënaqur. Do të thotë që reflektohet puna e pushtetit qendror. Por ka të bëjë edhe me përzgjedhjen e kandidatëve. Sa i përket kandidatëve e njëjta gjë është edhe me opozitën. Siç thash më lartë, tek partitë opozitare rezultati i zgjedhjeve varet nëse nga baza fillon reformimi i partisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".