Interesante: Një shofer bënë aksident për shkak të gjinkallës

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 10:24
 Interesante: Një shofer bënë aksident për shkak të gjinkallës

Shoferi i një makine bëri aksident, pasi humbi kontrollin e mjetit, për shkak të një gjinkalle.

Mësohet se gjinkalla hyri brenda në makinë nga xhami i hapur, duke bezdisur dhe shqetësuar shoferin, i cili humbi kontrollin dhe bëri aksident.

Për fat të mirë, shoferi  mori lëndime të lehta, por makina është dëmtuar, siç duket edhe në video.

Ngjarja ka ndodhur në SHBA, në Cincinnati, raporton Washington Post.

Si rrjedhojë,  policia vendase  shtoi  rrezikun e gjinkallave  në listën e shkaqeve  të mundshme  të aksidenteve rrugore.

(Kosova Sot Online)