Burri futet brenda fustanit të nuses që ta ndihmonte të ecte më lirshëm për shkak të erës së fortë

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 09:10
 Burri futet brenda fustanit të nuses që ta ndihmonte të ecte më lirshëm për shkak të erës së fortë

Një burrë në Filipine bëri një sakrificë të çuditshme për t’u siguruar që dita e dasmës së nuses të shkonte normalisht.

Sipas një video të shpërndarë në kanalin YouTube të planifikuesit të dasmave, Roel Lunesa, i cili doli nga poshtë fustanit të nuses, ku ai pretendohej se ishte pozicionuar për ta ndihmuar atë të ecte drejt altarit.

Duke folur për Newsweek, Lunesa tha: “Kjo ishte me të vërtetë (ajo) që ndodhi” në ditën e martesës së klientës së tij, dasma e cila u zhvillua më 6 qershor në Louie Beach Resort në Pinamungajan, në provincën filipinase të Cebu-s.

“Arsyeja pse unë jam në fustan është për shkak të erës së fortë, që po e bënte të vështirë për nusen të ecte në altar”, tha Lunesa.

Ajo po e shkelte fustanin e saj “kur u përpoq të ecte për shkak të motit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)