Peshkaqeni hidhet dhe kafshon parashutistin në këmbë

  • E.K /
  • 01 korrik 2021 - 08:19
Peshkaqeni hidhet dhe kafshon parashutistin në këmbë

Një parashutist arriti t’i shpëtojë vdekjes në Detin e Kuq kur u sulmua nga peshkaqeni.

37-vjeçari jordanez qëndron mbi ujë kur krijesa gjigante del nga uji dhe e kafshoi në këmbë.

Në pamje duket momenti kur është duke fluturuar mbi ujë me parashutën e tij, por kur afrohet në uje, peshkaqeni del në sipërfaqe dhe përpiqet ta tërheqë poshtë.

Parashutisti ia doli të ngrihej në ajër dhe i shpëtoi tragjedisë, por u dërgua me urgjencë në spitalin Ushtarak Prince Hashem, Aqaba, ku iu nënshtrua një operacioni në këmbën e djathtë të dëmtuar.

Mjekët e kanë përshkruar gjendjen e tij si të qëndrueshme. Mohammad Qatawneh nga Qendra Ndërkombëtare e Zhytjes në Aqaba tha për mediat lokale se ngjarja është tronditëse, por sulmet nga peshkaqenët në Gjirin e Aqaba janë të rralla.

(Kosova Sot Online)