Letra e Ursula Von de Lein për kryeministrin, letër e hapur për shtetin e Kosovës

Letra e Ursula Von de Lein për kryeministrin, letër e hapur për shtetin e Kosovës
Letra e Ursula Von de Lein për kryeministrin, letër e hapur për shtetin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 01 July 2021 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Tashme temat janë të qarta. Kosovës i duhet njohja e shtetit. Natyrisht se krimet serbe janë të rënda dhe këtu lypset të kërkohet nga Brukseli formimi i një gjykate për krimet serbe në Den Hag. Duhet të hapet edhe tema e dëmshpërblimit dhe e rikthimi i mjeteve të vjedhura, si dhe të reparacioneve. Ka edhe tema tjera. Kemi kështu një varg çështjesh. Jo Asociacion serb. Po asociacion të komunave në tërësi që ekziston.

Në kuadër të dialogut me shtetin serb ka rëndësi shumë të madhe pikëpamja e shprehur nga letra e z.Von der Lein, sepse ajo në letër i ka lënë hapur qëndrimet mbi shtetin e Kosovës. Pikëpamja e hapjes së rrugës së bashkëpunimit dhe të liberalizimit të vizave në shkëmbim të ndertimit të raporteve me shtetin serb, duke ndërtuar Asociacionin, është vdekjeprurës për Republikën e Kosovës. Këtë nuk e ndal bashkëpunimi me BE-në dhe as liberalizimi. Asnjëra nuk e ndihmojnë Republikën e Kosovës kur ajo shkatërrohet nga brenda me shtetin serb. Në Kosovë kurrë nuk duhet lejuar Asociacion serb.

Nëse shkohet këndej është e rrugës dhe shumë më mirë të tërhiqen kufinjtë e ri me shtetin serb. Sa herë ëshëe thënë se reciprociteti është arma më e mirë në raport me Serbinë. Kjo vjen në shprehje për Asociscionin e Luginës së Preshevës dhe për Republikën e Sangjakut. Nuk lejohet shkatërrimi i Republikës për ndonjë rrugë që nuk dihet ku përfundon. Von de Lein është kryetare e UE-së. Ajo e dinë qartë karakterin e shtetit. Von de Lein ka përgatitje edhe për dialog dhe e dinë mirë pozitën e Kosovës. Hapja e dy temave nga letra e z. Von de Lein është gjë pozitive. Z.Kurti duhet të shkoj në takim, por i përkaditur dhe me qëndrime të prera. Kosova është shtet. E ka një Kushtetutë dhe rregullim të brendshëm politiko- juridik. Mbi këtë rregullim dhe kundër saj nuk lejohen organizime të reja territoriale.

Beogradi po përgatitet për luftë. Ai po kërcënon Kosovën me intervenim ushtarak në veri. Po armatoset shumë nga Rusia. Këtë çështje duhet theksuar shumë herë në Bruksel dhe në Berlin, në Vashington e në Londër. Armët serbe janë në gjendje të gatshme për luftë. Brukseli dhe Von de Lein këtu duhet intervenuar. NATO kërkohet të sqarohet me Beogradin. Kemi kështu një varg të temave. E mira është që keto tema nga z. Kurti të analizohen dhe me menquri ti paraqet para mekanizmave ndërkombëtar dhe në dialog. Koha është e rëndë. Ajo po punon shumë për krimonelët serb dhe shtetin e tyre. Këtë duhet ta kuptojmë dhe të veprojmë në ngritjen e ekonomisë dhe të forcës mbrojtese të vendit. Rreziqet janë të medha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".