Për të mos prishur befasinë e një propozimi martese, burri ia mbyllë gojën dhe e largon gruan e tij nga skena

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 10:58
Për të mos prishur befasinë e një propozimi martese, burri ia mbyllë gojën dhe e largon gruan e tij nga skena

Të gjithë duam të jemi aty për të dashurit tanë gjatë momenteve më të lumtura të jetës së tyre, por ndonjëherë është më mirë të bëjmë një hap prapa, për hir të të gjithëve.

Kjo është ajo që bënë miqtë dhe familja e një gruaje, kur e tërhoqën këtë të fundit nga një propozimi surprizë, sepse e dinin se kjo do të ishte aq e ngazëllyer për çiftin sa që do ta prishte momentin.

Një video që aktualisht po bëhet virale në TikTok, tregon tre gra të mbledhura së bashku duke bërë një foto, derisa një burrë t’i afrohet gruas së tij dhe t’ia vendosë dorën mbi gojën e saj, për ta tërhequr atë nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Në momentin, kur dy gratë e tjera kthehen, njëra prej tyre është gati të marrë një propozim martese.

“E afërmja jonë nuk e dinte për propozimin, dhe ne e dinim se ajo do të ishte diçka ekstra”, thuhej në teksin e videos së ndarë.

“Kështu që burri i saj kishte vetëm një detyrë… të kujdesej që ky moment romantik të mos prishej”.

“Definitivisht një reagim shumë më i mire nga se ne e parashikuam”.

Videoja ka marrë deri më tani 24.4 milionë shikime, dhe më shumë se katër milionë pëlqime.

Disa prej komentuesve reaguan duke thënë se kjo ndoshta nuk ishte hera e parë që burri u ‘detyrua’ ta largonte gruan e tij, në mënyrë që kjo e fundit të mos shkakonte ndonjë skenë.

(Kosova Sot Online)