Majmuni hyn në sallën VIP të aeroportit

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 15:01
Majmuni hyn në sallën VIP të aeroportit

Një majmun ka hyrë në sallën VIP të një aeroporti në Indi dhe arriti të vidhte një pije me lëng frutash para se të hidhej nga ndërtesa.

Ishin pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi në Delhi, të cilët filmuan momentin kur majmuni hyri në sallën e pritjes.

Në pamjet e postuara vihet te se si ai vjedh pijen nga banaku i barit, duke u bërë kështu viral në rrjet.

Ndërkohë, zyrtarët e aeroportit kanë konfirmuar se e larguan majmunin nga ndërtesa pa e dëmtuar.

(Kosova Sot Online)