Akuzoi këngëtarin e njohur për ngacmim seksual, modelja tregon arsyen pse vendosi të flasë

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 14:41
Akuzoi këngëtarin e njohur për ngacmim seksual, modelja tregon arsyen pse vendosi të flasë

Emily Ratajkowski tha se kishte frikë të zbulonte publikisht sulmin seksual nga këngëtari Robin Thicke para afro dhjetë vitesh. Modelja mori pjesë në xhirimet e klipit të këngës Blurred Lines, por vetëm pak ditë më parë zbuloi se ishte ngacmuar seksualisht nga këngëtari.

Ajo thotë se në atë kohë kishte frikë se do të dëmtonte karrierën e saj dhe ëndrrat për t’u bërë e famshme. Lidhur me këtë ngjarje, modelja flet në librin e saj të ri, ku pretendon se këngëtari kishte qenë i dehur kur kishte tentuar ta prekte nga gjoksi.

“Unë isha një modele e panjohur dhe nëse do të kisha folur ose ankuar, nuk do të isha këtu ku jam sot, nuk do të isha e famshme.”, tha modelja për revistën People. Ajo tregoi më tej dhe arsyen që e shtyu drejt vendimit për të folur publikisht për këtë çështje.


(Kosova Sot Online)