Paralajmërohen temperatura të larta e mot ekstrem në vitet e ardhshme

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 11:25
Paralajmërohen temperatura të larta e mot ekstrem në vitet e ardhshme

Temperaturat në Evropë mund të arrijnë deri në 50 gradë Celcius çdo 3 vite nëse emetimet globale vazhdojnë të shënojnë rritje, sipas një analize të Met Office.

Sipas Met Office, nëse bota nuk ndërmerr veprime të rëndësishme për ndryshimin e klimës, deri në vitin 2100 kontinenti duhet të përgatitet për valë të shumta nxehtësie çdo vit.

Në mars, Beijing përjetoi atë që u quajt “apokalips”.

Australia u godit nga valë të shumta nxehtësie. Në qershor gjithashtu Kanadaja u prek nga valë të shumta nxehtësie, me temperatura që arrinin në 50 gradë.  Temperaturat madje shkaktuan edhe viktima.

Shkencëtarët fajësuan ndryshimet  klimatike. Në korrik, Gjermania u godit nga reshje të shumta, të cilat në disa zona vazhduan për 48 orë. Të paktën 200 persona humbën jetën.

Ndërkohë vendet po angazhohen për të vënë në kontroll ndryshimet klimatike, raporton abcnews.

Samiti global i klimës COP26 në Glasgoë shihet si vendimtar nëse ndryshimi i klimës do të vihet nën kontroll. 200 vendeve janë zotuar se do të ulin emetimet dhe kjo mund të çojë në ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme.

(Kosova Sot Online)