Vendos rekordin Guinness pasi montoi 'Titanikun' me lodrat Lego

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 14:23
Vendos rekordin Guinness pasi montoi 'Titanikun' me lodrat Lego

Një tifoz i Legove në Karolinën e Veriut të ShBA-së e fitoi një rekord botëror Guinness kur montoi setin e Titanikut prej 9 mijë 90 pjesësh në 10 orë, 46 minuta dhe 31 sekonda.

Paul Ufema, banor i Salisbury-t që drejton kanalin All New Bricks në YouTube, më parë vendosi një rekord botëror Guinness kur montoi Lego Colosseum prej 9 mijë e 36 pjesësh në më pak se 14 orë, por rekordi i tij ishte thyer më vonë.

Ufema pothuajse kapi rekordin botëror për montimin e Lego Millennium Falcon, por përpjekja e tij u skualifikua kur doli se ai e kishte humbur një pjesë të vetme.

Ndërsa tani e fitoi me sukses Rekordin Botëror Guinness për montimin e setit të Titanikut, grupin më të madh të Legove, në 10 orë, 46 minuta dhe 31 sekonda.

(Kosova Sot Online)