Pa disiplinimin e shtetit serb nuk ka marrëveshje me Kosovën

Pa disiplinimin e shtetit serb nuk ka marrëveshje me Kosovën
Pa disiplinimin e shtetit serb nuk ka marrëveshje me Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 21 April 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Pa një presion të qëndrueshëm ndaj Serbisë, jo në këtë përvjetor, por as në përvjetorët tjerë nuk do të ketë marrëveshje. Tërë punën e vetë, të brendshme dhe të jashtme, Serbia po e orienton kundër shtetit të Kosovës. Kudo po angazhohen për ta dëmtuar Republikën.

-Arritja e marrëveshjes përfundimtare nuk është çështje që varet nga Kosova. Në këtë anë ndikojnë shume faktor. Veç shteteve të ndryshme dhe BE-së dhe më gjerë, ndikim vendimtar ka qëndrimi i Beogradit mbi Kosovën. Deklarata e kryekriminelit Vuçiq se " kurrë nuk do ta njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës", është një fakt që tregon se çështja e arritjes së marrëveshjes mbetet dhe është vetëm te Serbia. Serbisë edhe më ia dhënë veriun nuk e njeh shtetin.

Shtetin serb nuk e ndal as formimi i Asociacionit Serb. Serbia e konsideron Kosovën territor serb. Për atë është e sanksionuar në preambulën e Kushtetutës serbe si territor i shtetit serb. Edhe emrin nuk ia kanë ndërruar. Ka mbetur në normat kushtetuese serbe "Kosova i Metohija". Në këtë kuadër, BE ka një qëndrim ledhatues ndaj shtetit serb. Ka shtete që edhe e armatosin me armë dhe e përkrahin në raport me Kosovën. Edhe 5 shtete të BE-së janë në anën e Serbisë dhe nuk e njohin Kosovën. Ndihmë të madhe po merre shteti serb nga Rusia dhe Kina. Këto shtete po e armatosin dhe janë në anën e shtetit serb.

Në OKB po e ndalin çdo iniciativë që dërgon te zgjidhja e konfliktit të Kosovës me shtetin serb. Kjo gjendje e ka forcuar shumë Serbinë. Serbia po e kërcënon paqen. Nuk i lënë minoritarët serb të integrohen në shtetin e Kosovës. Minoritarët serb po keqpërdoren dhe po i shtynë në veprime kriminale. Edhe akte terroriste ndërmerren kundër Policisë së Kosovës. Kudo, në Kuvend, nëpër komuna dhe në administratë e refuzojnë Republikën. Në këto kushte është larg, shumë larg marrëveshja. Pa një presion të qëndrueshëm ndaj Serbisë, jo në këtë përvjetor, por as në përvjetorët tjerë nuk do të ketë marrëveshje.

Tërë punën e vetë, të brendshme dhe të jashtme, Serbia po e orienton kundër shtetit të Kosovës. Kudo po angazhohen për ta dëmtuar Republikën. Këtë aktivitet të shtetit serb duhet ta ndali BE. Z. Stano, z.Von der Lein, z.Borel dhe çdo borel tjetër e dinë se në Beograd është shkaku i gjendjes në Ballkan. Pa disiplinimin e shtetit serb nuk ka paqe në këtë anë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".