E dinit ku ndodhet pema më e vjetër në botë?

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 11:43
E dinit ku ndodhet pema më e vjetër në botë?

Një pyll me gjelbërim në pjesën jugore të Kilit mund të jetë shtëpia e pemës më të vjetër në botë, pasi që nga një studim i bërë thuhet se pema antike që ndryshe u quajt me emrin “stërgjyshi” mund të jetë më shumë 5,000 vite e vjetër.

Shkencëtarët nuk mund ta përcaktonin moshën e saktë të pemës nga numërimi i rrathëve për shkak të trungut të madh të pemës.

Normalisht një cilindër i madhësisë prej rreth 1 metri merret nga pema për të numëruar rrathët e pemës në mënyrë që ta përcaktojnë moshën, por që diametri i “stërgjyshit” është 4 metra i gjerë.

Jonathan Barichivich, shkencëtari që e udhëhoqi studimin, tha se mostrat që ata i morën duke përdorur një teknikë tjetër, tregojnë se pema është rreth 5,484 vite e vjetër.

“Kjo metodë na dha rezultatet se rreth 80% e trajektoreve në të cilat u rritën degët e pemës na japin këtë moshë të pemës, e cila del të jete mbi 5,000 vite e vjetër”, tha Baricivich.

Nga mosha e dhënë duket se kjo pemë del të jetë më e vjetra në botë, duke dalë të jetë më shumë se 500 vite e vjetër nga pema e cila u gjet në Kaliforni vite më herët.

“Në qoftë se i krahasojmë me moshë pemët të cilat veçse i kemi zbuluar deri më tani, atëherë kjo pemë del të jetë nga më të vjetrat në botë”, shtoi tutje Barichivich. 

(Kosova Sot Online)