Profesori bëhet viral, kujdeset për fëmijën e studentes gjatë orës së mësimit

  • E.K /
  • 19 August 2022 - 13:24
Profesori bëhet viral, kujdeset për fëmijën e studentes gjatë orës së mësimit

Një profesor në Pensilvani është bërë viral në rrjete sociale për një gjest të veçantë që bëri ndaj një studenteje. Aqeel Dix, profesor i shkencave shëndetësore në Universitetin Lincoln, shfaqej duke mbajtur në krahë fëmijën e studentes teksa jepte mësim.

Megjithëse videoja është bërë në janar 2020, pikërisht përpara se shumë universitete në të gjithë vendin të mbylleshin për shkak të pandemisë, videoja është rikthyer sërish në vëmendje dhe ka bërë jehonë pasi shumë njerëz kanë vlerësuar veprimin e tij.

Dix tha për Yahoo Life se e mbajti fëmijën përballë nënës së tij, gjë që dukej se e qetësoi atë ndërsa lëvizte para klasës. Profesori pranoi se nuk ia kishte idenë se po filmohej gjatë këtij leksioni. Ai shton se është “çmenduri” që videoja është bërë kaq virale.

Ai shpreson që kjo video të ndërgjegjësojë rëndësinë për mësuesit. “Unë nuk bëj gjëra për pushtet apo për vlerësime. Ky jam unë. Por ajo që shpresoj që njerëzit që e panë këtë video të kuptojnë është se mësuesit kanë më shumë se një rol.

Dhe dua që njerëzit të kuptojnë se mësimdhënia është një nga profesionet më pak të respektuara, por ne jemi më të rëndësishmit. Nëse nuk ka mësues, nuk do të keni as mjek, as infermier, as avokat”, është shprehur profesori. 

(Kosova Sot Online)