Majmuni hynë fshehurazi në zyre

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 14:31
Majmuni hynë fshehurazi në zyre

Njerëzit u tronditën kur hasën majmunin në një zyrë në një stacion hekurudhor në qytetin indian të Bengalit dhe video u bë virale në rrjete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kafsha ishte ulur në një karrige, duke prekur tastierën dhe duke shfletuar dokumente në kompjuter.

 

Videoja është publikuar më 14 shtator me mesazhin, “Koleg i ri në shërbimin hekurudhor”.

Majmuni besohet të ketë imituar njerëzit që i shikonte nga anash, me përdoruesit që i përshkruan skenat si gazmore.

Mijëra njerëz lanë komente humoristike, raporton Daily Star.

“Dhe ne menduam se inteligjenca artificiale do të na vidhte punën”, “Lëreni të qetë, ai duhet të bëjë para”, “Përveç barazisë së gjinive, ekziston edhe barazia e specieve”. India është një vend i madh. Barazi për të gjithë”, shkruajnë disa prej komentuesve.

(Kosova Sot Online)