Loja e lojtarëve ndërprehet nga parada e kangurëve

  • a.p /
  • 22 March 2024 - 13:48
Loja e lojtarëve ndërprehet nga parada e kangurëve

Loja e lojtarëve të golfit në një fushë në Victoria, Australi, është ndërprerë nga rrëmuja e krijuar nga kangurët që kërcenin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Stephen Roche ka postuar një video në rrjete sociale ku shfaqen kangurët gjatë lojës së golfit në Heritage Golf dhe Country Club.

 

Ndërtimi i çerdheve, Çitaku i reagon Nagavcit: Deklarata juaj, përpjekje delitanteske p...

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, Policia gjen 91 gëzhoja

Taravari: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë

Llapi nuk merr fitore në tavolinë për ndeshjen me Malishevën, refuzohet edhe nga shkall...

U arrestua në Big Brother dhe u fut sërish, flet avokati i Liam Mandiaros

“Ne kemi kangurë në Heritage Golf dhe Country Club, por këtë pamje nuk e kam parë kurrë më parë”, shkroi Roche.

Në video dëgjohet ai teksa u kërkon kafshëve “të mos qëndrojnë mbi topat e tij të golfit”.

Lojtari Michael McCarthy iu përgjigj videos duke thënë se “parada e kangurëve u duk sikur zgjati përgjithmonë”. 


(Kosova Sot Online)