Bukuroshja e fjetur (Foto)
Karrueche Tran nuk zgjohet në "krahun e majtë". Nga një qytezë e vogël, ajo ka arritur që të depërtojë dhe të shndërrohet në një modele dhe aktore shumë të suksesshme. Dhe, Karrueche Tran pa kurrfarë dyshimi e ka merituar ftesën që i ishte bërë nga "NYFW", derisa kishte arritur te "New York's Skylight at Moynihan Station". Bukuroshja 28 vjeçe ishte ajo që kishte vjedhur gjithë shkëlqimin, e veshur me një palë pizhame elegante derisa kishte dhuruar edhe një dekolte të thellë, transmeton gazeta Kosova Sot.
Pizhamet prej mëndafshi kishin theksuar figurën e saj të imët derisa ishte përcaktuar për një palë taka prej gëzofi, sa për ta vërtetuar se dukja e saj kështu nuk ishte e rastësishme. Karrueche, e cila aktualisht paraqitet me Vivian Johnson-in në seritë "The Bay The Series", po ashtu kishte treguar se di t'i kombinojë unazat prej argjendit me çantën prej kobalti. Flokët e saj të zinj ishin të vendosur prapa derisa një palë vathë argjendti theksonin specifikat e fytyrës së saj, për të siguruar se nuk ishte zgjuar në krahun e majtë.
(Kosova Sot)






