Pas padrejtësive që po ju bëhen reagon ashpër familja e Mozës

  • A.P /
  • 30 May 2026 - 11:02
Pas padrejtësive që po ju bëhen reagon ashpër familja e Mozës

Zgjedhja e fermerit më të preferuar nga publiku ka ngjallur reagime të shumta për jo transparencë në Ferma Vip, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mimoza Ahmeti u shfaq e mërzitur, sepse e dinte prapaskenën se kjo u bë me qëllim për ta ulur imazhin e saj. Ndërkaq, familja e Mozës protestoi publikisht: “Po ulet Moza para finales”. Po ashtu fansat komentuan negativisht në faqen e Ferma VIP.

 


Nga ana tjetër, në spektaklin e kaluar, Agai i dënoi Mozën, Zhakun dhe Iliri, për thyerje të rregullave.
Ata do të kishin një shkëputje totale nga pjesa tjetër e fermerëve, ku as nuk do të bisedonin me ta dhe as nuk do të përfitonin produkte ushqimore. As fermerët e tjerë, nuk duhet tu jepnin asnjë gjë.


Por këtë urdhër të Agait e thyen dy të dënuarit, Zhaku dhe Iliri, duke marrë produkte nga pjesa e fermës, por edhe Romiri, Sara dhe Bujaka.

Image

(Kosova Sot Online)