Kuq e zi në Poloni! (Foto)

  • 21 October 2016 - 08:27
Kuq e zi në Poloni! (Foto)

Eva Longoria është parë me një veshje kuqezi, derisa prezantonte linjën e saj të veshjeve në Poloni,transmeton gazeta Kosova Sot.

Aktorja latine, e njohur më shumë për nga roli i saj në serinë “Desperate Housewives”, kishte shkuar me qëllim të promovimit të linjës së saj ekskluzive të veshjeve për firmat “The Limited” dhe “Posnania Mall” në Poznan. Koleksioni i saj 'From Work to Wine' është dizajnuar që të ofrojë rroba të cilat mund të vishen në punë, por edhe gjatë daljeve, në mbrëmje. Bukuroshja zeshkane kishte veshur me këtë rast pantallona të zi dhe bluzë të kuqe klasike. Kuqezi? Po, po. Patriote, se jo mahi! Edhe pse vetë nuk e di këtë. Mjafton që ta dimë ne! Sido që të jetë, Eva e plotësoi këtë veshje me një palë sandalesh delikate të zeza dhe me vetëm pak stoli. 

(Kosova Sot)

Always beautiful: Eva Longoria stunned in a red and black number as she unveiled her new clothing line in Poland on WednesdayStunner: The Desperate Housewives actress was there to present her exclusive clothing line for The Limited at the Posnania Mall in PoznanModels it well: The brunette beauty was her own best advertisement in her black fitted trousers and classy red blouse