Selin nuk i merr 100 mijë euro, ja sa para shkojnë në xhepin e saj

  • A.P /
  • 23 April 2026 - 08:05
Selin nuk i merr 100 mijë euro, ja sa para shkojnë në xhepin e saj

Pas plot 120 ditësh izolim, sfidash të forta psikologjike dhe një rrugëtimi me ulje-ngritje, Selin u kurorëzua fituese e Big Brother VIP Albania 5, duke ngritur lart çekun e shumëpërfolur prej 100 mijë eurosh dhe duke mbyllur një nga edicionet më të komentuara të formatit pasi i preferuari i publikut ishte Mateo, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Por përtej festës së finales, pyetja që po qarkullon është e qartë: ku do të përfundojnë vërtet këto para?

Shuma që ajo fiton në ekran nuk është e njëjta që përfundon në llogarinë e saj bankare.

Sipas ligjit shqiptar, fitimet nga spektaklet televizive tatohen 15 për qind në burim. Pra, nga 100 mijë euro, 15 mijë euro i mbahen shtetit, ndërsa Selinit i mbeten realisht 85 mijë euro.

Image

(Kosova Sot Online)