Mateo: Selin nuk e ka merituar fitoren pasi e vetmja lojë e saj ka qenë e krevatit

  • A.P /
  • 22 April 2026 - 14:02
Mateo: Selin nuk e ka merituar fitoren pasi e vetmja lojë e saj ka qenë e krevatit

Dy protagonistët e këtij edicioni Mateo dhe Selin janë ballafaquar në ‘Post-Big Brother VIP 5’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I pyetur nga moderatori nëse Selin e meritonte fitoren, Mateo u shpreh: “Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin.”



Nga ana tjetër, Selin u tregua e zhgënjyer nga kjo situatë, duke i rikujtuar banorit se, kur ishin ende në shtëpinë e BB VIP, ishte shprehur ndryshe.

Mateo: Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin, edhe më pas debate me Rogertin, edhe Selin viktimizohej, edhe kjo ka qenë loja e saj, edhe më pas që bënte muhabet me Rogertin.

Selin: Më vjen keq që e dëgjoj nga Mateo këtë, se brenda në shtëpi ka thënë që, nëse nuk e fitoj unë, ta fitojë Selin.

Monika: Cila ishte loja jote, Mateo?

Mateo: Unë kam pasur debate me shumë nga të gjithë banorët, kam pasur debate e sulme nga të gjithë, çfarë quan ti lojë, Monika?

Monika: Loja jote ka qenë në kurriz të Brikenës dhe, me hyrjen tënde, Brikena ka humbur rrjedhën e lojës së saj, ka filluar të kërkonte dilemat e veta, edhe ti dole nën ujë me shpatullat e Brikenës.

Brikena: Unë mendoj se, nga fundi, unë jam fokusuar te raporti i Mateos, edhe unë kam pasur qejf që të fitojë Mateo, por edhe Selin e ka merituar për sulmet edhe ofendimet që ka bërë.

(Kosova Sot Online)