
Lexoni edhe:
Selin nuk i merr 100 mijë euro, ja sa para shkojnë në xhepin e saj
Ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira, do të jetë kryesuesja e një koncerti të madh falas më 2 maj në plazhin ikonik të Copacabana-s në Rio de Janeiro, si pjesë e projektit "Todo Mundo no Rio", transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ngjarja, raporton faqja e internetit me lajme G1, synon të përsërisë suksesin e shfaqjeve të fundit me yje ndërkombëtarë dhe mund të tërheqë mbi dy milionë spektatorë, me vlerësime që arrijnë deri në 2.5 milionë.
Selin nuk i merr 100 mijë euro, ja sa para shkojnë në xhepin e saj
Lexoni edhe:
Skena, ndër më të mëdhatë e ndërtuar ndonjëherë në plazhin e famshëm të Rio de Janeiro-s, do të përfshijë një pasarelë 25 metra dhe qindra metra katrorë ekrane gjigante.
Lista përfshin hitet më të mëdha të artistes, nga "Hips Don't Lie" te "La Tortura", së bashku me këngët më të fundit nga turneu "Las Mujeres Ya No Lloran" (Gratë nuk qajnë më).
Nuk janë njoftuar të ftuar, por pritja është në rritje për një paraqitje të mundshme të Anittës, yllit brazilian të muzikës pop më me ndikim në nivel global.

(Kosova Sot Online)