Kryevepër

  • 20 April 2019 - 08:16
Kryevepër

Hailey Baldwin e dëshmon se zotëron stilin sportiv

Ajo është një zotëruese, një kryevepër e stilit sportiv. Kështu, bukuroshja dhe supermodelja Hailey Baldwin edhe kësaj radhe ka demonstruar stilin e saj prej një sportistes dhe duke theksuar shkathtësitë e saj derisa kishte bërë orët e saj të ushtrimeve.

Modelja e bukur 22 vjeçe me dukjen kishte bërë që të gjithë aty pranë ta shikonin me ëndje, e veshur në një palë pantallona të shkurta me ngjyrë pink.

Duke ekuilibruar pantallonat e saj të shkurta, ylli kishte veshur edhe një bluzë të gjerë “Champion”.

Zonja Bieber dukjen sportive e kishte vazhduar me një pale atlete retro me detaje të kaltra dhe të portokallta.

(Kosova Sot)