Lansohet dueti 'Tymi dashnisë 2' nga Irkenc Hyka dhe Nora Istrefi

  • 25 April 2019 - 18:57
Lansohet dueti 'Tymi dashnisë 2' nga Irkenc Hyka dhe Nora Istrefi

Hiti “Tymi dashnis” i Irkenc Hykës ka ardhur në versionin e dytë, kësaj radhe në bashkëpunim me Nora Istrefin.

Kantautori nga Shqipëria e kishte publikuar me videoklip versionin e parë të këngës në mars të vitit të kaluar.

Projekti ishte pëlqyer shumë, ndërsa deri më tani videoja muzikore e asaj kënge është shikuar mbi 11 milionë herë në YouTube.

Tash, ai e ka sjellë versionin e dytë që është bashkëpunim me këngëtaren e pëlqyer nga Kosova. Dueti i tyre, “Tymi dashnis 2”, është publikuar vetëm në versionin audio.

(Kosova Sot)