‘’Bebi po lëviz’’, Sara Hoxha sapo shpërndau këto imazhe të ëmbla dhe London na surprizoi të gjithëve

  • 06 June 2019 - 09:45
‘’Bebi po lëviz’’, Sara Hoxha sapo shpërndau këto imazhe të ëmbla dhe London na surprizoi të gjithëve

Pak ditë më parë trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha dha lajmin e bukur se është shtatzënë për herë të dytë. Sara postoi një foto nga pushimet në Maldive ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur e duke treguar se është disa muajshe shtatzënë.

Lajmi ka qenë goxha i fshehtë për disa muaj, ndërkohë që edhe Ledion Liç bashkëshorti i saj preferoi të zhdukej nga rrjetet sociale dhe gjithçka tjetër.

Por tashmë çifti duekt se nuk mund të qëndrojë më pa postuar vazhdimisht nga shtatzënia.

Sot Sara ka postuar një video ku London Noor shfaqet duke i përkëdhelur barkun dhe dëgjohet duke thënë: "Bebi lëviz".

"Dashuritë e mia", shkruan Sara krah postimit.

Sara nuk e ka bërë akoma të ditur gjininë e bebit që do vijë në jetë.

Image

 

(Kosova Sot Online)