Moderatorja e njohur në lidhje me sulmuesin e Kombëtares?

  • 13 June 2019 - 12:41
Moderatorja e njohur në lidhje me sulmuesin e Kombëtares?

Nevina Shtylla vetëm pak kohë më parë u përfol se ishte në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur shqiptar Eros Grezda.

Prezantuesja kur është pyetur për çështjet e zemrës, është mjaftuar vetëm duke pranuar që është në një lidhje.

Por thashethemet janë ndezur sërish ditëve të fundit pas komenteve ngacmuese që dyshja ka shkëmbyer në Instagram.

Nën një foto të prezantueses në det dhe futbollisti simpatik e ka komplimentuarme emoji-n e një sirene deti.

Nevina nga ana tjetër i është përgjigjur po me emoji, komunikim ky që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të dyshes.

Image

(Kosova Sot Online)