I shkruajti modeles në Instagram, futbollistin e njohur e përjashtojnë nga Kombëtarja

  • 27 June 2019 - 09:50
I shkruajti modeles në Instagram, futbollistin e njohur e përjashtojnë nga Kombëtarja

Mesazhet me një modele bukuroshe i kanë kushtuar shtrenjtë, futbollistit të Egjiptit, Amr Warda.

Federata Egjiptiane e Futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se Warda është përjashtuar nga Kombëtarja për shkak të sjelljes së tij dhe akuzavepër ngacmim.

Warda i kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme modeles Merhan Keller në Instagram.

Futbollisti fillimisht kërkonte të krijojnte raporte romantike, por kur u refuzua ishte bërë agresiv.

Modelja publikoi edhe akuzat e disa femrave të tjera që pretendojnë se kanë marrë mesazhe nga Warda.

Image

 

(Kosova Sot Online)