
Lexoni edhe:
Jonida Maliqi braktis formatin ku prezantuese është Arbana
Pjesëmarrja e dy këngëtareve të njohura, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, në spektaklin Ferma VIP ka ndezur menjëherë interesin e publikut, por edhe një valë spekulimesh për një konflikt të mundshëm mes tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Që në momentin kur u konfirmua se do të ishin pjesë e të njëjtit format, rrjetet sociale u mbushën me aludime për një përplasje të vjetër mes dy emrave.
Jonida Maliqi braktis formatin ku prezantuese është Arbana
Lexoni edhe:
Fillimisht, gjatë ditëve të para në fermë, dy këngëtaret u shfaqën në një raport korrekt dhe të qetë, duke mos dhënë asnjë shenjë tensioni. Megjithatë, një moment gjatë prime-it, ku pati një ndërhyrje që u interpretua ndryshe nga publiku, mjaftoi për të rindezur thashethemet dhe për të ngritur dyshime për një krisje në marrëdhënien e tyre.
Por Soni Malaj ka vendosur të reagojë dhe të sqarojë situatën njëherë e mirë. Gjatë një bisede me banorët brenda fermës, ajo i ka hedhur poshtë kategorikisht të gjitha pretendimet për konflikt me Jonida Maliqin, duke i cilësuar këto zëra si të pavërteta dhe të krijuara artificialisht.
“Kureshtja në këtë moment është te unë dhe Jonida. Këtë gjë e kanë stisur për konflikt. Kemi qenë në një festival dhe nuk ka pasur asgjë. Ka pasur zero konflikt nga jashtë. Është diçka e stisur kot”, u shpreh këngëtarja, duke theksuar se nuk ekziston asnjë problem mes tyre.

(Kosova Sot Online)