Tayna ndryshon look, as ajo nuk e njeh më vetën

  • 26 July 2019 - 10:20
Tayna ndryshon look, as ajo nuk e njeh më vetën

Tayna është një ndër personazhet më eksperimentues të ekranit shqiptar.

Edhe pse nuk ka shumë vite në skenë, ajo brenda pak kohësh ka ndryshuar shumë herë look.

Pavarësisht eksperimenteve të shumta, reperja vendosi që një periudhë t’i qëndronte besnike flokëve me ngjyrë kafe, por së fundmi ka bërë një ndryshim shumë drastik.

Në një foto të publikuar në Instastory ajo ka zbuluar pamjen e saj të re dhe na ka habitur të gjithëve.

Reperja i ka lyer bjonde dhe i ka shkurtuar për t’ju përshtatur trendit më të fundit të flokëve.

“Pamje e re, kush është kjo?”, shkruan këngëtarja.

Më poshtë po ju tregojmë edhe disa nga ndryshimet që këngëtarja ka bërë kohët e fundit me flokët e saj.

Image

(Kosova Sot Online)