Pas 8 viteve, rikthehet seriali i dashur për shumë të rinj

  • 23 September 2019 - 10:33
Pas 8 viteve, rikthehet seriali i dashur për shumë të rinj

Për të gjithë fansat e serialit ikonik “Gossip Girl”, vjen një lajm shumë i mirë. Seriali i famshëm me protagonistë Blake Lively, Leighton Meester dhe Pen Badgley, do të rikthehet sërish. Seritë e reja do të trasmetohen në platformën HBO Max, me një numër serish të kufizuara në 10, pas afërsisht 8 viteve nga shfaqja e serialit origjinal.

Kasti i ri ende nuk është zbuluar, por pritet që të ketë pjesëmarrje dhe nga aktorët e serialit të parë. Shumë prej tyre janë shprehur se nëse do t’ju jepej mundësia, do luanin përsëri në atë shfaqje si Leighton, Ed Westeick dhe Blake Lively, ndërsa Taylor Momsen e dyshon të kthehet pasi tani është më tepër e angazhuar në muzikë. Seriali mendohet të transmetohet në pranverën e vitit 2020, e do jetë një kthim në kohë për të gjithë adhuruesat e jetës elitare të Manhattan-it dhe intrigave.

(Kosova Sot Online)