Pas arritjes në Kosovë, Almeda publikon foto nga hoteli ku po qëndron

  • 25 September 2019 - 13:33
Pas arritjes në Kosovë, Almeda publikon foto nga hoteli ku po qëndron

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman po qëndrojnë në Kosovë.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman gjatë mëngjesit arritën në Kosovë.

Aktori turk u prit në takim nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, me të cilin biseduan për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e kinematografisë.

E pranishme në këtë takim ishte edhe Almeda, ndërsa pas përfundimit të takimit, ata u drejtuan për në hotel.

Almeda publikoi imazhe nga atje, ku tregoi se në Kosovë po e shoqëron edhe nëna e saj, ndërsa në një prej videove e fokusoi edhe objektin e Qeverisë. 



(Kosova Sot Online)