
Lexoni edhe:
Demi Rose tregon gjoksin para veturës luksoze
Një tjetër personazh publik që është prekur thellësisht nga kjo tragjedi ka qenë edhe këngëtari Arkimed Lushaj ose si njihet me emrin e artit, Stresi i cili ka treguar impenjim maksimal për të ndihmuar.
Stresi ka mbledhur shumë fonde dhe ndihma të cilat i ka dërguar personalisht në destinacion bashkë me miq të tij apo vullnetarë të tjerë dhe nuk ka dhuruar fonde diku tjetër.
Demi Rose tregon gjoksin para veturës luksozeLexoni edhe:
Këngëtari bën vazhdimisht thirrje në video që publikon në Instagram se është mirë që çdo gjë të dorëzohet individualisht tek personat në nevojë sepse kjo është mënyra më e mirë për t’u bindur se ndihmat kanë shkuar në vendin e duhur.
Një përgëzim për nismën e ndërmarrë nga ana e Stresit ka ardhur nga Mozzik, i cili ka komentuar:
“Ta ndjej dhimbjen sepse shihesh që ke shpirt burri, i do njerëzit o vëlla! Zoti ta shpërbleftë në më të shtrenjtën që ke në jetë: Nënën!” Ky koment nuk mund ta linte indiferent Stresin, i cili e ka falenderuar kolegun për kontributin e menjëhershëm që dha për të prekurit nga tërmeti.
“Të jemi borxhli si komb që na ke ndihmu”, ka shkruar reperi, ndërsa e ka pranuar se e ka përjetuar shumë përfshirjen në historitë e secilit prej banorëve që ka takuar nga afër.
(Kosova Sot Online)