Adelina Ismaili paralajmëron publikimin e ep-it 'Grua'

  • A.P /
  • 27 June 2025 - 15:00
Adelina Ismaili paralajmëron publikimin e ep-it 'Grua'

Pas suksesit të madh me koncertin e rikthimit në një nga festivalet më të mëdha shqiptare në Cyrih të Zvicrës, artistja e njohur Adelina Ismaili nuk ka humbur kohë. Ajo ka nisur me vrull realizimin e projekteve të reja muzikore që pritet të lënë gjurmë në skenën artistike shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Këto ditë, artistja ikonike ka përfunduar xhirimet e videoklipit të këngës së saj më të re, të titulluar “Grua”. Projekti i ri vjen i mbështjellë me një mesazh të fuqishëm dhe me thellësi emocionale, duke u fokusuar në rolin dhe forcën e gruas në shoqëri.

Si gjithmonë, Adelina shfaqet e veshur me shumë stil, duke ruajtur statusin e saj si një prej figurave më të sofistikuara dhe të guximshme në muzikën shqiptare.

Image


(Kosova Sot Online)