Genta Ismajli rrëmben çmim në Turqi, tërheq vëmendjen e të gjithëve me...

  • 25 December 2019 - 11:32
Genta Ismajli rrëmben çmim në Turqi, tërheq vëmendjen e të gjithëve me...

Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, ka disa kohë që është zhvendosur në Turqi, aty ku jeton dhe po zhvillon karrierën e saj muzikore.

Madje duket se projekti që bashkëpunoi me një nga artistët më në zë në Turqi, i ka hapur dyert drejt suksesit edhe atje.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ka zbuluar se është bërë pjesë e ndarjes së çmimeve “Altën Kanat Ödülleri”. Ajo ka arritur që të rrëmbejë çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në sajë të bashkëpunimit me artistin turk, Eypio. 

Nga ana tjetër, Genta Ismajli tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj ekstravagante. Në ndarjen e çmimeve këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan me perla, i çarë në të dyja  këmbët, i cili i nxirrte mjaft bukur në pah linjat trupore.

Gjithashtu kujtojmë se pak javë më parë, Genta mori propozimin më romantik për martesë nga partneri i saj. Madje biznesmeni turk i bëri asaj edhe një dhuratë, një makinë super luksoze.

(Kosova Sot Online)