Top dasmat më të komentuara gjatë vitit 2019

  • 01 January 2020 - 10:09
Top dasmat më të komentuara gjatë vitit 2019

Edhe gjatë vitit 2019, dasmat e fytyrave publike shqiptare bënë bujë në media, duke u komentuar për veshjet e tyre, mënyrën e organizimit të ceremonisë së dasmës, e deri te lista e të ftuarve.

Ceremonia e martesës është një vendim i shenjët kur dy persona të dashuruar vendosin ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

E cilat janë top dasmat më të komentuara në shou bizin shqiptar gjatë vitit 2019, gazeta “Kosova Sot Online”, ua sjellë çiftet e radhitura sipas bujës që bënë në media.

Gresa Behluli&Lulëzim Ibrahimi

Image

Fillimisht kanagjegji, e pastaj dasma e madhe e këngëtares Gresa Behluli, pushtojë shtypin rozë shqiptar, gjatë muajit Mars duke u radhitur në krye të top listës si lajmi më i lexuar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E ata që po shkëlqenin ishin çifti Gresa&Lulëzim, të cilët pas 10 viteve, po e kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë.

Image

Ajo që ka spikatur ka qenë muzika e mirefilltë popullore e jo ajo tallava siç jemi mësuar ta shohim në dasma tjera.

Natyrisht këtë gëzim po e ndanin edhe prindërit e në veçanti Mbretëresha e muzikës popullore shqipe Shkurte Fejza me bashkëshortin Hajrushin, këtë e reflektojnë edhe fotografitë.

Kanagjegji dhe dasma e Gresa Behlulit mbeten më të komentuarat e vitit 2019.

Blerim Muharremi&Afrona Dika

Image

Ishte 21 shtatori i vitit 2019 kur këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe Afrona Dika i thanë “po” njëri-tjetrit buzë detit, në ceremoninë e celebrimit.

Blero u shfaq në altar së bashku me vajzën e tij, Tarën.

Kërcimi romantik i çiftit i la më pas radhën këngëve tradicionale dhe artistëve të shumtë që kënduan për Bleron dhe Afronën.Shumë personazhe VIP ishin pjesë e kësaj dasme që do të mbahet mend gjatë si një prej dasmave më të komentuara.

Si dhuratë për bashkëshorten Blero kishte realizuar një këngë, të cilës ia këndoi gjatë dasmës, e emocionet nuk munguan.

Kreshnik Fazliu&Erzina Shehu

Image

“Pa pritur e pa kujtuar”, në muajin e dymbëdhetë të vitit 2019, reperi i njohur nga Mirtovica Mc Kresha vendosi ta kurorëzojë dashurinë e tij me Erzina Shehun me martesë, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata mbajtën lidhjen e tyre larg syrit të mediave, andaj deshën që edhe këtë dasmë ta kenë sa më private. Megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi, miqtë e tyre ua publikuan videot e shumta nga dasma, të cilat u përcollën me shumë emocion nga ata që e dëgjojnë dhe e vlerësojnë reperin e njohur nga qyteti i bukur i Mitrovicës.

Edhe pse nuk e pati glamurin e dy dasmave të para, dashuria e tyre reflektojë te publiku, dhe bëri që të radhitet në top dasmat më të komentuara për vitin 2019.

Përveç dasmave të lartpërmendura, në mediat rozë u komentuan edhe dasma e djalit të këngëtares së njohur Remzie Osmani: Hamzës me Gëzimen, dasma e djalit të këngëtarit Afrim Muçiçi: Albionit me Albertinën.

Valles së dasmave të futbollistëve këtë vit iu shtua edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. Miloti në gusht u martua me Belkizin.

Këtë vit fund i dha beqarisë edhe lojtari i njohur kosovar, Benjamin Kololli. Në një ceremoni madhështore në muajin korrik Kololli u martua me bukuroshen, Labentina Imerajn.

Pra nga fillimi e gjër në fund ky vit ishte përplot dasma që mbushën mediat me lajme me tituj të llojllojshëm, megjithatë çdo dasëm pati peshën e vetë, dhe çiftet vazhduan rrugën e jetës përkrah njëri-tjetrit duke u betuar për dashuri të vërtetë.


(Kosova Sot Online)