BBC: Arilena do të renditet në top pesëshe në Eurovision

  • 27 February 2020 - 21:54
BBC: Arilena do të renditet në top pesëshe në Eurovision

Shqipëria sivjet përfaqësohet nga Arilena Ara në Eurovision BBC i ka dedikuar një shkrim Eurovisionit që këtë vit mbahet në Holandë nga 12 maji deri më 16 maj.

Në mesin e artistëve për të cilët ka pritshmëri të larta në këtë edicion është edhe këngëtarja Arilena Ara, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Qaj”.

Eurovisioni nuk do të ishte Eurovision pa një baladë fillon pjesa e artikullit të BBC-së për Arilena Arën. Në artikull thuhet se kënga “Shaj” këndohet me nota të larta.

Image

Në këtë artikull përmendet edhe përvoja e saj në “X Factor Albania” në vitin 2013, me të cilën ajo u bë një nga yjet më të mëdha në Shqipëri me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram. Po ashtu u përmend edhe eksperienca e saj në Rusi dhe Rumani me këngën “Nëntori” dhe se ajo u bë e njohur atje.

“A mundet James Newman ta mund atë? Jo. “Shaj” është ndër këngët më të pëlqyera të Eurovisionit dhe synon të renditet në top pesëshe”, thuhet në artikullin e BBC-së.

Për muzikën e “Shaj” u përkujdesën Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkovsi, ndërsa për tekstin Lindon Berisha.

(Kosova Sot Online)