Dua uron babain për ditëlindje me foto nga fëmijëria

  • 05 March 2020 - 12:22
Dua uron babain për ditëlindje me foto nga fëmijëria

Dukagjin Lipa vokalisti i grupit “Oda”,  feston 51-vjetorin e lindjes. Lipa ka qenë dikur pjesë e grupit “Oda”, që ishte formuar në vitin 1994 në Londër.

Suksesin e tij të dikurshëm në muzikë, po e vazhdon vajza e tij Dua, e cila po lë gjurmë në industrinë e muzikës në botë.

Me rastin e ditëlindjes së babait Dua ka bërë një urim të veçantë, teksa ka zgjedhur disa fotografi të bukura nga fëmijëria e saj duke ia shprehur dashurinë e pakusht që ka për të.

“Të duam ty kaq shumë! Faleminderit për gjithë dashurinë, përkrahjen, udhëzimin dhe qeshjet që na dhuron të gjithëve çdo ditë.

Jemi kaq me fat, Anesa, Rina dhe Gjin Lipa”, ka shkruar ndër tjersha Dua në Instagram.

Dukagjini është i martuar me Anesa Lipën dhe së bashku kanë tre fëmijë: Duan, Rinën dhe Gjinin.

(Kosova Sot Online)