Meleku që përloti botën rikthehet në ekranin shqiptar

  • 08 prill 2020 - 13:27
Meleku që përloti botën rikthehet në ekranin shqiptar

Një nga serialet më prekës të transmetuar në ekranin shqiptar e në shumë vende të botës, “Nënë”, do të rikthehet në TV Klan.

Ky serial që përloti botën me historinë prekëse të Melekut do të ritransmetohet nga dita e hënë në orën 13:30.

LEXO EDHE:

Natasha ulët dhe na tregon të pasmet

“Nënë” është një dramë rrënqethëse që tregon historinë e Zejnepit, një vajzë e rritur jetime, pa nënën e saj dhe vogëlushen Melek e cila keqtrajtohet në shtëpi por brenda është një vajzë e qeshur.

Fati i bashkon Zejnepin dhe Melekun.

Jeta e Zejnep ndryshon përgjithmonë kur takon Melekun dhe vendos ta shpëtojë atë duke u bërë nëna e saj.

Seriali është transmetuar në Mal të zi, Bullgari, Greqi e deri në Kolumbi, Kili, Peru e shumë vende të tjera.

Në role kryesore janë dy aktoret turke që janë vlerësuar me shumë çmime për rolin e tyre, Cansu Dere në rolin e Zejnep dhe Beren Gokyildiz në rolin e Melek.

(Kosova Sot Online)