Edhe Morena kërkon nga Apple vendosjen e Kosovës në hartë

  • A.P /
  • 23 July 2020 - 19:01
Edhe Morena kërkon nga Apple vendosjen e Kosovës në hartë

Morena publikoi video që përmbledh imazhe nga lufta.

Morena Taraku së fundi i është bashkuar iniciativës ndaj kompanisë Apple për vendosjen e Kosovës në hartë.

Këtë apel, këngëtarja e bëri duke publikuar një video emocionuese me fotografi të përmbledhura nga lufta.

Ndër të tjera, në atë video shfaqet edhe imazhi nga vizita e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton në Kosovë.

“Vendosni Kosovën në hartë”, ka shkruar ajo sipër videos që e ndau në rrjete sociale.

Kujtojmë se kësaj nisme i janë bashkuar edhe emra të njohur si Dua Lipa dhe Rita Ora.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#putkosovaonthemap ë @apple KOSOVAAAAAAAAAA ë

A post shared by K I N G M T ë (@morenataraku) on

(Kosova Sot Online)