Angelina Jolie dëshiron të shpërngulet në Londër, në shtëpinë ku jetoi me Brad Pitt

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 10:12
Angelina Jolie dëshiron të shpërngulet në Londër, në shtëpinë ku jetoi me Brad Pitt

Angelina Jolie është duke shqyrtuar mundësinë të shpërngulet në Londër, së bashku me gjashtë fëmijët, të cilët i ndan me Brad Pitt.

45-vjeçarja dëshiron që të qëndrojë në Richmond, vendi në të cilin ajo kishte jetuar me Brad Pitt, shkruan Daily Mail.

Pasi disa vitesh, Jolie është shprehur hapur se pretendon që familja e saj të jetë e bashkuar, ani pse ka katë vite që është ndarë nga aktori i njohur.

“Ajo beson se Richmon është vendi perfekt për fëmijët e saj, për kulturë dhe edukim”, ka thënë një burim i Mirror.

Lidhja 12 vjeçare mes Jolie dhe Pitt ka mbaruar qysh në vitin 2016, përfshirë këtu edhe dy vite martesë.

Ish-çifti janë legalisht të ndarë, por ende janë duke u përballur me ndarjen, pasi përfshihen problemet për financa dhe posedimin e fëmijëve.

Po ashtu, thuhet se aktorja ka qenë duke shikuar për të blerë pronë në po të njëjtin vend, që do t’i hynte në punë pasi COVID-19 të zhdukej.

(Kosova Sot Online)